Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të tregojë edhe më shumë ashpërsi në luftën kundër Ukrainës, ndonëse beson se udhëheqësi i Kremlinit po tërhiqet disi nga qëndrimi i tij dhe dëshiron që konflikti të përfundojë.

Sponsor 3M Express

Trump i bëri këto komente të hënën, më 16 nëntor, gjatë një bisede me gazetarët para Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Gjatë bisedës me përfaqësuesit e mediave, presidenti amerikan u pyet se çfarë mund ta detyronte Putinin t’i japë fund luftës kundër Ukrainës. Në përgjigjen e tij, Trump u shpreh se presidenti rus po tregon shenja të tërheqjes, por shtoi se ai ka ende mundësi të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra.

“Besoj se ai po tërhiqet paksa. Mendoj se mund të jetë më i ashpër. Sinqerisht, mendoj se mund të jetë shumë më i ashpër. Besoj se po tërhiqet dhe se do të dëshironte ta shihte këtë çështje të përfunduar”, deklaroi Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.

Megjithatë, Trump nuk dha detaje se cilat veprime të Putinit i konsideron si shenja të tërheqjes dhe as nuk specifikoi se çfarë hapash mund të çonin drejt përfundimit të konfliktit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjike: Dy të rinj nga Rahoveci vdesin në një aksident në Gjermani

Tragjike: Dy të rinj nga Rahoveci vdesin në një aksident në Gjermani

Ansambli Popullor i Shqipërisë me performancë në Skoci

Ansambli Popullor i Shqipërisë me performancë në Skoci

Milani ofron deri në 70 milionë euro për Endrickun, Mourinho kundërshton largimin e tij

Milani ofron deri në 70 milionë euro për Endrickun, Mourinho kundërshton largimin e tij