Ansambli Popullor i Shqipërisë me performancë në Skoci

Ansambli Popullor i Shqipërisë me performancë në Skoci

Ansambli Popullor i Shqipërisë me performancë në Skoci

Ansambli Popullor kthehet në Skoci për herë të parë pas 70 vjetësh duke çuar historinë, poezinë, muzikën dhe traditat shqiptare. Aktiviteti do të mbahet në skenën prestigjioze të Assembly Rooms dhe organizohet nga Empowered Women of Diaspora (EWD).

Më shumë se dy shekuj më parë, poeti i madh romantik britanik, Lord Bajroni, udhëtoi në trojet shqiptare dhe mbeti i magjepsur nga peizazhet, veshjet tradicionale, karakteri dhe mikpritja e shqiptarëve. Takimi i tij historik me Ali Pashë Tepelenën dhe përjetimet e udhëtimit u bënë pjesë e një trashëgimie letrare që vazhdon të lidhë Shqipërinë me Britaninë e Madhe. Kjo lidhje historike dhe kulturore vjen përmes spektaklit të 23 nëntorit, duke sjellë një takim simbolik mes Shqipërisë që frymëzoi poetin britanik dhe Shqipërisë që vazhdon të ruajë me krenari identitetin e saj kulturor.

Sponsor 3M Express

Vepra e Lordit Bajron do të intepretohet nga poeti dhe autori, Robert Wilton.

Nën drejtimin artistik të Sokol Marsit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë një repertor të pasur. Koreografia do realizohet nga mjeshtëri i Valleve, Genci Kastrati, ndërsa prezantimi do t’i besohet moderatores Suela Demiri. Mes emrave të tjerë që do performojnë janë tenori Aranit Hoxha, këngëtarja Denisa Gjeso, valltarët Mariana Shkreta, Katerina Konini, Flavio Xhaferri, Reji Berisha, Mirjan Llapushi, Kejsi Koxhaj dhe Enkeleda Agolli, si dhe instrumentistët e Ansamblit Artan Shabani, Arbin Alimeri, Ermal Sela, Armand Ferra, Flogert Shatraj dhe Neki Kastrati.

Për realizimin e këtij aktiviteti EWD bashkëpunon me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), si dhe me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës