Milani ofron deri në 70 milionë euro për Endrickun, Mourinho kundërshton largimin e tij

Milani ofron deri në 70 milionë euro për Endrickun, Mourinho kundërshton largimin e tij

Milani ofron deri në 70 milionë euro për Endrickun, Mourinho kundërshton largimin e tij

Milani është gati të bëjë një investim të madh për të siguruar shërbimet e talentit brazilian, Endrick.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediumit italian “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë kanë përgatitur një ofertë që mund të arrijë deri në 70 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit.

Oferta e Milanit përbëhet nga 60 milionë euro fikse dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Në marrëveshje parashihet edhe një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, e cila do t’i mundësonte Real Madridit ta rikthente brazilianin në të ardhmen.

Megjithatë, largimi i Endrickut nuk është një opsion i mirëpritur nga José Mourinho, i cili dëshiron ta mbajë brazilianin në Madrid, pavarësisht minutave të pakta që ai ka pasur në dispozicion.

Mbetet të shihet nëse Milani do të arrijë ta bindë Real Madridin për një nga transferimet më të bujshme të mundshme.

Lexo edhe

Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës