Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Pejës dhe në Klinë, ku viktima kanë qenë gra kosovare.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 1 nëntor, rreth orës 14:00, në Pejë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Një tjetër rast është raportuar po në Pejë, të njëjtën ditë, rreth orës 15:55. Në këtë rast, një person është arrestuar nën dyshimin për kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj një gruaje. 

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, më 2 nëntor, rreth orës 14:45, një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Klinë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të tri rastet janë raportuar nga Policia e Kosovës dhe po trajtohen nga organet kompetente.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ferdinand kritikon Man Unitedin: Duhej ta transferonte yllin e Arsenalit

Ferdinand kritikon Man Unitedin: Duhej ta transferonte yllin e Arsenalit

Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë (VIDEO)

Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë (VIDEO)

Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve | Momenti