Juventusi mund të ketë mundësinë ta ndryshojë përkohësisht listën e lojtarëve për garat evropiane sipas raportimit të fundit nga mediat italiane dhe njëri prej emrave që mund të përfitojë nga kjo situatë është edhe Edon Zhegrova.

Megjithatë, përfshirja e tij në listën e Ligës së Evropës nuk është aspak e sigurt, pasi ekzistojnë disa pengesa që duhet të tejkalohen.
Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rast se një futbollist vuan nga një dëmtim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për së paku 60 ditë.
Kjo mundësi është hapur te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.
Megjithatë, situata e Edon Zhegrovës është më e ndërlikuar.
Reprezentuesi i Kosovës nuk është pjesë e listës aktuale të Juventusit për Ligën e Evropës dhe, për ta përfshirë atë, klubi duhet të gjejë një zgjidhje që përputhet me të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA.
Ylli kosovar deri më tani këtë sezon është paraqitur në tetë ndeshje në Serie A, duke shënuar dy gola teksa ka edhe po aq asistime./Telegrafi/




