Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar qytetarët se hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” do të jetë përkohësisht e bllokuar për qarkullim.

Sipas njoftimit të komunës, kjo masë po ndërmerret në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.
Ndërkohë, dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht, transmeton Klankosova.tv.
Komuna njëherësh iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Po ashtu, ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve.




