Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet

Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet

Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet

Inflacioni në Zvicër ka shënuar rritje të ndjeshme në tetor, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës për ngrohje dhe karburanteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), inflacioni vjetor arriti në 1.5 për qind, krahasuar me 1 për qind sa ishte në shtator.

Sponsor 3M Express

Rritja rezultoi më e lartë se pritjet e ekonomistëve, të cilët, sipas një ankete të agjencisë së lajmeve AWP, parashikonin një inflacion mes 1.1 dhe 1.4 për qind.

Kjo është norma më e lartë e inflacionit në vend që nga dhjetori i vitit 2023. Gjatë fillimit të vitit 2025, inflacioni në Zvicër ishte pranë zeros, ndërsa mesatarja vjetore për këtë vit ishte 0.2 për qind, raporton Watson.

Megjithatë, pavarësisht rritjes, inflacioni mbetet brenda kufijve të stabilitetit të çmimeve të përcaktuar nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), e cila konsideron të qëndrueshme një normë mes 0 dhe 2 për qind.

Produktet e naftës, 40 për qind më të shtrenjta

Një nga faktorët kryesorë që ndikuan në rritjen e inflacionit ishte shtrenjtimi i produkteve të naftës. Në tetor, ato kushtuan rreth 40 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, karburantet, produktet e freskëta dhe ato sezonale, mbeti i pandryshuar në 0.5 për qind.

Edhe Indeksi Kombëtar i Çmimeve të Konsumit (IÇK) shënoi rritje. Në krahasim me shtatorin, ai u rrit me 0.2 për qind, duke arritur në 101.7 pikë.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kjo rritje u ndikua kryesisht nga çmimet më të larta të naftës për ngrohje, benzinës dhe naftës.

Megjithëse presionet inflacioniste janë shtuar, niveli aktual i inflacionit mbetet brenda objektivit të stabilitetit të çmimeve të Bankës Kombëtare të Zvicrës./Telegrafi/

Lexo edhe

Tragjedi në Itali – 21-vjeçari shqiptar dyshohet se vrau me thikë nënën 39-vjeçare, më pas u vetëdorëzua në polici

Tragjedi në Itali – 21-vjeçari shqiptar dyshohet se vrau me thikë nënën 39-vjeçare, më pas u vetëdorëzua në polici

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet | Momenti