Tri raste të armëmbajtjes në Kosovë, policia sekuestron pistoletë dhe disa pushkë gjuetie

Tri raste të armëmbajtjes në Kosovë, policia sekuestron pistoletë dhe disa pushkë gjuetie

Tri raste të armëmbajtjes në Kosovë, policia sekuestron pistoletë dhe disa pushkë gjuetie

Rasti i parë është regjistruar në Milloshevë të Obiliqit, ku gjatë kontrollit të një personi policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Dy raste të tjera janë evidentuar në Dyz të Podujevës.

Sponsor 3M Express

Në rastin e parë, njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një person, të cilit i është vërejtur një pushkë gjuetie dhe një rrethatore me fishekë në brez. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se armën e posedonte me leje, por nuk kishte respektuar kushtet e saj.

Me vendim të prokurorit, pushka dhe 27 fishekë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në të njëjtin fshat policia ka ndaluar një veturë, drejtuesi i së cilës ka deklaruar se posedonte një pushkë gjuetie.

Pas arrestimit të tij dhe konsultimit me prokurorin, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe tri pushkë gjuetie me leje dhe dy fishekë.

Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dardan Avdylaj mposht “Austrian Bull” në Austri, shqiptari triumfon pas një dueli të fortë

Dardan Avdylaj mposht “Austrian Bull” në Austri, shqiptari triumfon pas një dueli të fortë

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi gruan e familjarët e saj në Prishtinë, ish-partneri në arrati

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi gruan e familjarët e saj në Prishtinë, ish-partneri në arrati

Pesë ndeshje të Serie A, direkt në ArtMotion kulmon me ndeshjen Atalanta-Inter

Pesë ndeshje të Serie A, direkt në ArtMotion kulmon me ndeshjen Atalanta-Inter