Boksieri shqiptar Dardan Avdylaj ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj austriakut Aleksandar Mraovic, i njohur me nofkën “Austrian Bull”.

Avdylaj triumfoi në duelin e zhvilluar në kuadër të eventit “Sparta Royale 9”, në Austri, duke marrë vendimin e gjyqtarëve pas një përballjeje të fortë dhe mjaft luftuese.
Meçi ishte i rivalizuar nga fillimi deri në fund, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të fuqishme dhe nuk u tërhoqën nga përballja.
Megjithatë, në fund gjyqtarët ia dhanë fitoren Dardan Avdylajt, i cili kështu regjistroi një tjetër sukses në karrierën e tij, këtë herë ndaj një kundërshtari të njohur në boksin austriak.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





