Policia ka njoftuar se një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku viktima femra kosovare ka raportuar në polici ish-të dashurin e saj.
I dyshuari ndodhet në arrati.
“Prishtinë / 21.11.2026 – 18:59. Raportohet se i dyshuari (ish i dashuri i saj) m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës f/k si dhe e ka kanosur me jetë atë dhe familjen e saj. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.
Burimi: Insajderi





