Trent Alexander-Arnold nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit të disa klubeve të Premierligës për transferimin e tij.

Sipas gazetarit Guillem Balague, mbrojtësi anglez pritet të qëndrojë te gjiganti spanjoll edhe pas hapjes së afatit kalimtar dimëror.
Gjatë ditëve të fundit, disa klube angleze janë lidhur me një transferim të mundshëm të Alexander-Arnoldit, duke shpresuar ta rikthejnë atë në futbollin anglez.
Megjithatë, largimi i tij në janar nuk është në planet e Real Madridit, ndërsa futbollisti pritet të vazhdojë aventurën në kryeqytetin spanjoll.
E ardhmja e 27-vjeçarit ka qenë në pikëpyetje, por sipas raportimit të fundit, një largim gjatë dimrit nuk pritet të ndodhë.
Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit pas largimit nga Liverpooli, ndërsa tashmë mbetet të shihet nëse do të arrijë ta konsolidojë pozitën e tij në skuadrën madrilene.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




