Tifozët e Kosovës pushtojnë Dublinin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna

Tifozët e Kosovës pushtojnë Dublinin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna

Tifozët e Kosovës pushtojnë Dublinin, ‘Dardanët’ pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë nisur të mblidhen në Dublin të Irlandës, në prag të përballjes së rëndësishme mes dy përfaqësueseve, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Dardanët pritet të kenë mbështetje të madhe në këtë sfidë, pasi në kryeqytetin irlandez kanë udhëtuar jo vetëm bashkatdhetarë që jetojnë në Britani dhe vende të tjera përreth, por edhe shumë tifozë që janë nisur enkas nga Kosova për të përkrahur ekipin.

Në mesin e tifozëve që kanë mbërritur në Dublin është edhe një grup nga Llapi, të cilët kanë tërhequr vëmendje me flamurin që kanë marrë me vete.

Në të janë paraqitur katër heronjtë Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Kunushefci, duke i dhënë një simbolikë të veçantë përkrahjes së tyre për Kombëtaren e Kosovës.

Atmosfera pritet të bëhet edhe më e zjarrtë në stadium, ku tifozët synojnë të jenë lojtari i 12-të i Dardanëve në një ndeshje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e tyre në këtë garë.

Kosovës i mjafton një pikë në përballjen me Irlandën për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe një vend në ‘play-off’ për inkuadrim në Ligën A të Kombeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Irani sulmon sistemin radar amerikan në Bahrein, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Irani sulmon sistemin radar amerikan në Bahrein, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Komisioni për Ekonomi miraton masat emergjente për furnizimin me energji elektrike

Komisioni për Ekonomi miraton masat emergjente për furnizimin me energji elektrike

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë

Ambasada amerikane: Stërvitja “VALOR SHIELD 2026” forcoi bashkëpunimin rajonal të sigurisë