Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantier në Itali

Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantier në Itali

Makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantier në Itali

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martë në Itali, pasi u përplas nga një automjet në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania.

Sponsor 3M Express

Aksidenti i rëndë ndodhi pak pas orës 09:00, në kryqëzimin e Giardini Naxos.

Sipas informacioneve paraprake të mediave italiane, një automjet i drejtuar nga një grua ka hyrë në pjesën e rrugës së zënë nga kantieri, duke goditur punëtorin shqiptar.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse drejtuesja e automjetit ka kryer manovrën si pasojë e një veprimi të papritur të një tjetër drejtuesi mjeti, në përpjekje për të shmangur një rrezik.

Pas përplasjes, gruaja ka dalë menjëherë nga automjeti për t’i ardhur në ndihmë punëtorit, por më pas është ndjerë keq dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

GrowthTank drejt “sold out”: mbeten vetëm pak bileta tri ditë para konferencës

GrowthTank drejt “sold out”: mbeten vetëm pak bileta tri ditë para konferencës