Muzikanti slloven Hatlak kërkon falje për këngën kundër Kosovës në Bruksel, thotë se nuk e dinte domethënien e saj

Muzikanti slloven Hatlak kërkon falje për këngën kundër Kosovës në Bruksel, thotë se nuk e dinte domethënien e saj

Muzikanti slloven Hatlak kërkon falje për këngën kundër Kosovës në Bruksel, thotë se nuk e dinte domethënien e saj

Muzikanti dhe fizarmonicisti i njohur slloven, Marko Hatlak, ka kërkuar falje për përzgjedhjen dhe interpretimin e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime territoriale serbe ndaj Kosovës, gjatë ceremonisë hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026 në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Hatlak, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e programit muzikor të aktivitetit në emër të Komisionit Evropian, ka thënë se përzgjedhja e kësaj kënge ishte e paqëllimshme dhe se nuk ishte në dijeni të kontekstit historik dhe politik të saj.

Në një reagim publik, muzikanti slloven ka shpjeguar se për të përgatitur programin muzikor, ishte ngarkuar të përzgjidhte dhjetë këngë, nga një për secilin vend pjesëmarrës në forum, dhe t’i dorëzonte për miratim te organizatorët.

Ai ka thënë se gjatë kërkimit në Google për një këngë tradicionale nga Kosova, kishte hasur në këngën “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila në platformën e kërkimit ishte përshkruar si këngë patriotike.

“Unë e përzgjodha atë nga këndvështrimi i një muzikanti, pra duke u bazuar në harmoninë, ritmin dhe tingullin e saj”, ka shpjeguar Hatlak.

Ai ka thënë se kishte pasur vetëm një javë kohë për përgatitjen dhe interpretimin e programit, ndërsa për shkak të afatit të shkurtër nuk kishte arritur të gjente informacione të tjera për prejardhjen dhe domethënien e këngës.

Sipas tij, edhe gjatë shqyrtimit të programit nga organizatorët e ngjarjes, askush nuk e kishte vënë në pah natyrën problematike të përzgjedhjes.

“U kërkoj sinqerisht falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje”, ka deklaruar muzikanti slloven.

Hatlak ka bërë të ditur se kërkimfaljen ua ka dërguar drejtpërdrejt edhe ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kryenegociatorit për Integrimin Evropian, Jeton Zulfaj, si dhe komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Ai ka theksuar se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte askënd dhe se nuk do ta kishte interpretuar këngën po ta kishte ditur kontekstin e saj.

“Dua të theksoj se, po ta kisha ditur kontekstin dhe domethënien e saj, sigurisht që nuk do ta kisha interpretuar. Gjatë gjithë karrierës sime, jam përpjekur që përmes muzikës t’u sjell njerëzve vetëm gëzim dhe paqe të brendshme. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd”, ka shkruar ai.

Në fund, Hatlak ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke shpresuar që kërkimfalja e tij e sinqertë të pranohet.

Interpretimi i këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel kishte nxitur reagime të shumta, pasi kënga shoqërohet me pretendime nacionaliste serbe ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të diskutimeve për zgjerimin dhe vlerat evropiane./Telegrafi.

Lexo edhe

Tensioni i lartë mund të paralajmërojë sëmundjen e veshkave, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Tensioni i lartë mund të paralajmërojë sëmundjen e veshkave, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Shifër marramendëse, Big Brother VIP Kosova 5 arrin 1 miliard shikime në vetëm 17 ditë

Shifër marramendëse, Big Brother VIP Kosova 5 arrin 1 miliard shikime në vetëm 17 ditë

Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik

Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik