“The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” vjen në IMAX në Cineplexx

“The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” vjen në IMAX në Cineplexx

“The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” vjen në IMAX në Cineplexx

Një nga sagat më të suksesshme të kinematografisë botërore rikthehet me një kapitull të ri. “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”, një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2026, ka nisur shfaqjen më 19 nëntor në Cineplexx, duke i ofruar publikut mundësinë për ta përjetuar filmin në teknologjinë IMAX.

Sponsor 3M Express

Me mbi 3.3 miliardë dollarë të gjeneruar në kinematë anembanë botës, saga “The Hunger Games” është shndërruar në një fenomen global, duke tërhequr miliona adhurues që nga debutimi i saj në vitin 2012.

Për herë të parë në historinë e sagës, i xhiruar për IMAX

“The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” shënon një moment të rëndësishëm në historinë e kësaj sage, duke qenë filmi i parë i realizuar posaçërisht për formatin IMAX (Filmed for IMAX).

Formati i zgjeruar i imazhit, ekrani gjigant, cilësia e jashtëzakonshme e projektimit dhe sistemi i avancuar i zërimit krijojnë një përvojë gjithëpërfshirëse, duke e vendosur shikuesin në zemër të arenës.

Cineplexx, destinacioni ekskluziv i teknologjisë IMAX në Kosovë

Si kinemaja e vetme në Kosovë dhe ndër të paktat në rajon që ofron teknologjinë IMAX with Laser, Cineplexx në Albi Mall ka vendosur standarde të reja në industrinë e kinematografisë, duke e pozicionuar Prishtinën si një destinacion rajonal për përvoja kinematografike premium.

Përmes projektimit me laser, imazheve me rezolucion të lartë, kontrastit superior, ekranit gjigant dhe sistemit të avancuar të zërimit, Cineplexx u mundëson adhuruesve të filmit nga Kosova dhe vendet përreth të përjetojnë produksionet më të mëdha botërore sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Një histori që ndryshoi fatin e Panem

Ngjarjet e filmit zhvillohen 24 vjet përpara historisë së Katniss Everdeen dhe ndjekin Haymitch Abernathy, një 16-vjeçar nga Distrikti 12, i cili përzgjidhet për të marrë pjesë në edicionin e 50-të të Lojërave të Urisë.

Në këtë edicion, 48 pjesëmarrës, dyfishi i numrit të zakonshëm, përballen në një arenë ku mbijetesa, sakrifica dhe rebelimi kundër pushtetit të Kapitolit do të përcaktojnë të ardhmen e Panem.

Nën regjinë e Francis Lawrence dhe bazuar në romanin bestseller të autores Suzanne Collins, filmi sjell një kast mbresëlënës aktorësh, përfshirë Joseph Zada, Ralph Fiennes, Elle Fanning, Jesse Plemons, Glenn Close, Kieran Culkin, Mckenna Grace dhe Maya Hawke, si dhe emrat e njohur të sagës, Jennifer Lawrence dhe Josh Hutcherson.

Biletat në shitje në Cineplexx

“The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” është pjesë e repertorit të përditshëm të Cineplexx, ndërsa formati IMAX është ekskluzivisht i disponueshëm në Cineplexx në Albi Mall, Prishtinë.

Biletat dhe oraret e shfaqjeve janë të disponueshme në aplikacionin Cineplexx, në www.cineplexx-ks.eu dhe në arkat e kinemasë.

Këtë nëntor, arena është më madhështore se kurrë. Përjetojeni “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping” në IMAX, ashtu siç është konceptuar për t’u parë.

Lexo edhe

Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Nga presioni për votim në Kuvend te tërheqja e nismës, kritikohet mënyra e trajtimit të ligjit për Specialen

Nga presioni për votim në Kuvend te tërheqja e nismës, kritikohet mënyra e trajtimit të ligjit për Specialen

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur