Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Berlin, ku do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetit, ku në fokus janë avancimi i negociatave për paqen dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sponsor 3M Express

Takimi po organizohet nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, në Kancelarinë Federale. Në Berlin kanë mbërritur edhe të dërguarit specialë të SHBA-së, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kryeministri britanik Andy Burnham.

Në samit pritet të marrin pjesë përfaqësues nga afro 40 vende, ndërsa seanca kryesore plenare është paraparë të mbahet gjatë pasdites.

Diskutimet do të përqendrohen në gjetjen e rrugëve drejt një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, vazhdimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Kievin, si dhe hartimin e garancive konkrete të sigurisë, të cilat do të aktivizoheshin në rast të arritjes së një armëpushimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

Aksion kundër trafikimit me njerëz, kontrollohen mbi 100 lokale, 15 mbyllen

Institucionet në takim, kërkojnë zgjidhje të përhershme të problemit me lëvizjen e pakontrolluar të bagëtive në Kriva Pallankë

Institucionet në takim, kërkojnë zgjidhje të përhershme të problemit me lëvizjen e pakontrolluar të bagëtive në Kriva Pallankë

Jona pretendon se ka një informacion për Kledjën, i drejtohet Nichit: Besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të

Jona pretendon se ka një informacion për Kledjën, i drejtohet Nichit: Besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të