“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK

Një tjetër përplasje verbale ka ndodhur mes Akilit dhe Sharrit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku dy banorët kanë shkëmbyer deklarata thumbuese, duke shkaktuar edhe reagime nga të tjerët.

Sponsor 3M Express

Gjatë një diskutimi, Akili ka vendosur ta provokojë Sharrin, duke iu referuar jetës së tyre sentimentale dhe daljeve me femra.

“Dallimi mes meje e teje është se unë dal me femra të paktën”, i tha Akili.

Por Sharri nuk e la pa përgjigje këtë deklaratë, duke e pyetur se me kë dilte ai. “Me çka dal unë?”, pyeti Sharri, ndërsa Akili ia ktheu: “Ma thuaj ti”.

Në vazhdim, Sharri iu përgjigj me një deklaratë që u interpretua si kunj ndaj banorit tjetër. “Me femra. Unë s’i paguaj me dalë”, deklaroi ai.

Kjo përgjigje nxiti reagime edhe nga banorët e tjerë, përfshirë Anjezën, Zojën dhe Fatlumin, të cilët ishin të pranishëm gjatë përplasjes.

Debatet dhe thumbimet mes Akilit dhe Sharrit po vazhdojnë të jenë pjesë e dinamikave të shtëpisë së BBVK 5, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të sjellë përballje të tjera mes tyre. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lexo edhe

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

“Të paktën unë dalë me femra”, Akili me akuza për Sharrin gjatë debatit të ashpër në BBVK | Momenti