Tre shqiptarë arrestohen në Itali, policia u gjen mbi 2.9 kilogramë kokainë dhe një pistoletë të vjedhur

Tre shtetas shqiptarë, të moshës 25, 29 dhe 31 vjeç, janë arrestuar në Torino të Italisë, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit në apartamentin ku jetonin tre të dyshuarit, në lagjen Nizza-Millefonti, policia gjeti 2.8 kilogramë kokainë të fshehur në një çantë shpine brenda dollapit të dhomës së gjumit, si dhe 105 gramë të tjerë të së njëjtës substancë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, në banesë u gjet edhe një pistoletë e raportuar si e vjedhur, me karikator dhe pesë fishekë.

Policia sekuestroi gjithashtu një kallëp të punuar në shtëpi, që dyshohet se përdorej për ngjeshjen e drogës, një peshore precize, materiale për paketim, një thikë kuzhine dhe afro 3 mijë euro para të gatshme.

Operacioni erdhi pas hetimeve të oficerëve të stacionit policor Barriera Milano, të cilët kishin vëzhguar lëvizjet e njërit prej të dyshuarve dhe dyshimet për aktivitetin e tij të paligjshëm.

Sipas policisë, njëri prej shqiptarëve ishte vërejtur duke kryer dërgesa të dyshimta me një veturë me qira, pasi ishte larguar nga një klub në lagjen Nizza-Millefonti.

Të tre të arrestuarit, sipas raportimeve, qëndronin ilegalisht në Itali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Zelensky ka mbërritur në Berlin, në samitin me afro 40 vende ku do të diskutohet paqja dhe siguria e Ukrainës

Nga presioni për votim në Kuvend te tërheqja e nismës, kritikohet mënyra e trajtimit të ligjit për Specialen

Nga presioni për votim në Kuvend te tërheqja e nismës, kritikohet mënyra e trajtimit të ligjit për Specialen

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së

“Na ke krahasuar me regjim serb”, studentët përballen me rektorin e UP-së