Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë

Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë

Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishin edhe rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë dhe nevoja për angazhim të përbashkët institucional e shoqëror për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Myftiu Tërnava e njoftoi ambasadorin për angazhimin e Bashkësisë Islame në këtë drejtim, duke theksuar rolin e institucioneve fetare në edukimin, vetëdijesimin dhe promovimin e respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se luftimi i dhunës ndaj grave kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe faktorëve shoqërorë, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie më të sigurt dhe me më shumë respekt.

Ndërkaq, ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, vlerësoi takimin dhe shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Klankosova.tv

Lexo edhe

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?