Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Qafë Prush, pasi dyshohet se ka tentuar ta korruptojë një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur më 20 nëntor, rreth orës 00:30, kur i dyshuari, gjatë kalimit nëpër pikën kufitare, bashkë me pasaportën i ka ofruar para ryshfet zyrtarit policor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Burimi: Insajderi





