Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.




