Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës

Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës

Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës

Egnatia ka pësuar humbjen në Ligën e Konferencës, pasi është mposhtur me rezultat 2:0 nga skuadra rumune Universitatea Craiova, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të këtij kompeticioni.

Pas dy barazimeve radhazi, 1:1 ndaj skuadrave daneze Midtjylland dhe Aarhus, kampionët shqiptarë nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në udhëtimin në Rumani.

Sponsor 3M Express

Vendasit e zgjidhën çështjen e fituesit që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë. Alexandru Cicaldau dhe Nicusor Bancu ishin autorët e golave që i siguruan tri pikë të rëndësishme Universitatea Craiovas.

Me këtë fitore, skuadra rumune shkon në kuotën e shtatë pikëve pas tri ndeshjeve, ndërsa Egnatia mbetet me dy pikë, pesë më pak se kundërshtari i saj.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve:

AGF 0:0 SC Braga

Atalanta 1:1 Kairat Almaty

FC Midtjylland 1:6 Ajax

Crvena Zvezda 2:1 Inter Club d’Escaldes

KuPS 0:0 Gent

Lincoln Red Imps 1:0 Hajduk Split

Mjällby 2:0 Borac Banja Luka

Thun 3:1 Hearts

Trabzonspor 0:1 Freiburg

AS Monaco 2:0 FC Nordsjælland

Universitatea Craiova 2:0 Egnatia

FC Copenhagen 2:1 Iberia 1999

FC Twente 3:1 Pafos FC

Getafe 0:1 Brighton

Lugano 3:0 Kauno Zhalgiris

Panathinaikos 2:1 CSKA Sofia

Riga FC 1:1 Jablonec

St. Truiden 1:1 Brann

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës | Momenti