Telekomi: Largimi vullnetar nuk është ‘pagesë e punonjësve pa kryer punë’

Telekomi: Largimi vullnetar nuk është ‘pagesë e punonjësve pa kryer punë’

Telekomi: Largimi vullnetar nuk është ‘pagesë e punonjësve pa kryer punë’

Në një komunikatë për media, Telekomi ka bërë të ditur se në kuadër të programit të vitit 2026 janë aprovuar 95 aplikime, me një kosto të vlerësuar prej rreth dy milionë eurosh.

“Ato janë mekanizma të riorganizimit të burimeve njerëzore, përmes të cilëve punonjësit, mbi baza vullnetare dhe sipas kritereve të përcaktuara, mund ta përfundojnë marrëdhënien e punës kundrejt një kompensimi financiar”, thuhet në komunikatë.

Sponsor 3M Express

Telekomi ka rikujtuar se në programin e vitit 2022 kishin përfituar 302 punonjës, me një kosto prej rreth gjashtë milionë eurosh. Sipas ndërmarrjes, deri më tani janë kursyer rreth 13 milionë euro në shpenzimet për paga, duke rezultuar në efekt financiar neto pozitiv prej rreth shtatë milionë eurosh.

Ndërmarrja ka theksuar se aprovimi i aplikimeve nuk ishte automatik, por është bërë duke marrë parasysh nevojat operative dhe mundësinë e mbulimit të funksioneve me kapacitetet ekzistuese.

Telekomi ka sqaruar edhe raportimet për konkursin e brendshëm në fushën ligjore, duke thënë se pozita e shpallur nuk ndërlidhet me pozitat e dy ish-punonjësve të larguar përmes programit vullnetar.

Ndërkaq, lidhur me diskutimet për lidhjet familjare me drejtuesit e ndërmarrjes apo bartësit e funksioneve publike, Telekomi ka deklaruar se ato nuk mund të përbëjnë as kriter favorizimi dhe as bazë për përjashtim nga programi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

Ylli i Barcelonës drejt largimit në janar, Manchester United dhe Liverpool në garë

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja