Tani mund të blini një Corvette C8 me ndërrues manual, por ajo nuk vjen nga Chevy

Tani mund të blini një Corvette C8 me ndërrues manual, por ajo nuk vjen nga Chevy

Tani mund të blini një Corvette C8 me ndërrues manual, por ajo nuk vjen nga Chevy

Një kompani amerikane ka realizuar atë që shumë adhurues të Corvette e kanë kërkuar prej vitesh: pajisjen e gjeneratës C8 me ndërrues manual të shpejtësive.

Sponsor 3M Express

Peitz Performance, në bashkëpunim me prodhuesin Tremec, ka zhvilluar një sistem të ri me gjashtë shpejtësi, duke zëvendësuar transmisionin standard automatik me tetë shpejtësi.

Konvertimi edhe komponentë tjerë të nevojshëm për funksionimin e sistemit tradicional manual.

Sistemi mbështetet në teknologjinë elektronike MoTeC, e cila mundëson kontroll të saktë të ndërrimit të shpejtësive dhe përshtatjen e performancës së motorit.

– YouTube www.youtube.com

Megjithatë, kjo ndërhyrje ka një çmim të konsiderueshëm: Peitz Performance kërkon 74.528 dollarë për kompletin e konvertimit, pa përfshirë veturën bazë.

Për krahasim, një Chevrolet Corvette Stingray e re e vitit 2027 kushton nga 73.795 dollarë, përfshirë shpenzimet e dorëzimit.

Kështu, për herë të parë, adhuruesit e C8 mund të kenë një Corvette me ndërrues të mirëfilltë manual, edhe pse jo nga vetë Chevrolet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

Lajm i keq për Spanjën, Yamal s’luan ndaj Çekisë

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

G7 kërkon përgjigje për Ukrainën dhe Iranin

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Identifikohen 10 lidhje ilegale të ujit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë