Superspektakli BBVK 5 – Eliminim, befasi, dramë dhe emocione (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5 – Eliminim, befasi, dramë dhe emocione (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5 – Eliminim, befasi, dramë dhe emocione (VIDEO)

Prime i shtatë i spektaklit Big Brother VIP Kosova 5 u karakterizua nga eliminimi, debatet e forta, përballjet mes banorëve dhe momentet emocionuese.

Sponsor 3M Express

Mbrëmja nisi me pamjet nga darka e të nominuarve, ndërsa në mesin e gjashtë banorëve që rrezikonin largimin, publiku vendosi që rrugëtimin në shtëpinë më të famshme ta përfundojë Adriani.

Pas eliminimit, gara vazhdoi me përballje të shumta. Njëra ndër to ishte ajo mes Anjezës dhe Fatlumit, të cilët u përballën sërish me diskutimet rreth incidentit të ndodhur gjatë javës.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe ngjarja në tualet mes Fuegos, Arlindës dhe Nichit, e cila nxiti debate të shumta mes banorëve. Ndërkohë, Arlinda u përfshi edhe në një tjetër përplasje me Vjollcën.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm ishte vendimi i Vëllait të Madh, pas të cilit gjashtë banorë përfunduan në nominim, si pasojë e mosrespektimit të lojës me kartën e Arlindës.

Në nominim shkuan Vjollca, Akili, Anjeza, Jona, Valdeti dhe Bejta, duke e bërë garën edhe më të paparashikueshme.

Por, përtej debateve dhe përplasjeve, mbrëmja solli edhe emocione të veçanta. Fuego rrëfeu një pjesë të historisë së tij të jetës, ndërsa në shtëpi pati edhe një befasi emocionuese për të, me ardhjen e nënës së tij.

Të gjitha zhvillimet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 mund të ndiqen 24 orë në dy kanalet e dedikuara në platformën Artmotion, ndërsa Prime transmetohet çdo të hënë dhe të premte, nga ora 21:00, në Klan Kosova.

Lexo edhe

Kokaina në mishin e pulës nga Brazili, rasti në Spanjë ngre alarmin për MC Food – kur bizneset e ligjshme bien në duart e trafikantëve, kush e paguan çmimin?

Kokaina në mishin e pulës nga Brazili, rasti në Spanjë ngre alarmin për MC Food – kur bizneset e ligjshme bien në duart e trafikantëve, kush e paguan çmimin?

Prishtina anulon tenderin 10-milionësh për urën në Veternik, dyshimet se projekti nisi pa mjete të siguruara

Prishtina anulon tenderin 10-milionësh për urën në Veternik, dyshimet se projekti nisi pa mjete të siguruara

Anija ruse goditet nga dronët në Gjirin e Finlandës, dyshohet për sulm ukrainas

Anija ruse goditet nga dronët në Gjirin e Finlandës, dyshohet për sulm ukrainas