Sipas njoftimit, në takim morën pjesë anëtarët e Bordit të GERMIN-it, Anila Hyka, Avni Mustafaj dhe Yll Zagragja, si dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu.
Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e vazhdueshëm në shtimin e ndërveprimit me mërgatën dhe për mundësitë konkrete të përfshirjes së saj në jetën publike, institucionale dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.

Një nga temat e trajtuara ishte edhe rëndësia e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, si dhe mbështetja e nismave që synojnë përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.
Sipas njoftimit, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe Programit OriginAL, edicionit të pestë të konferencës Diaspora Flet, si dhe nismës Shtëpia e Diasporës.
Burimi: RTKLive





