Autogol më të çuditshëm se ky i mbrojtësit të Portos s’keni parë

Autogol më të çuditshëm se ky i mbrojtësit të Portos s’keni parë

Autogol më të çuditshëm se ky i mbrojtësit të Portos s’keni parë

Një episod i pazakontë dhe tejet emocional ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë mes Portos dhe skuadrës së kategorisë së tretë, Paredes, ku mbrojtësi Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm dhe më pas kërkoi të largohej nga loja me lot në sy.

Sponsor 3M Express

Porto e nisi takimin në “Estadio do Dragao” duke kaluar në epërsi në minutën e 41-të përmes Seko Fofana, por gjërat morën një kthesë të papritur në pjesën e dytë.

Konkretisht, në minutën e 57-të, portieri Claudio Ramos priti një gjuajtje të Eric Santanas dhe topi u kthye te Francisco Moura. Edhe pse nuk ndodhej nën asnjë presion nga lojtarët kundërshtarë, futbollisti i Portos e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës së tij me një goditje krejtësisht të pakuptueshme dhe të matur.

Sapo kuptoi gabimin e rëndë, Moura ra menjëherë në fushë duke mbajtur kokën me duar, ndërsa nuk mundi t’i përmbante lotët. I tronditur nga momenti, ai i kërkoi shpejt trajnerit zëvendësimin, duke u larguar nga fusha rreth dhjetë minuta pas autogolit.

Rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar deri në përfundim të kohës së rregullt dhe vazhdimeve, duke e dërguar ndeshjen në ruletën e penalltive.

Atje, hero i padiskutueshëm për Porton u bë portieri Claudio Ramos, i cili priti plot tri penallti, duke i siguruar skuadrës së tij fitoren 3-1 dhe kalimin me shumë mund në raundin e 16-të të Kupës së Portugalisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kokaina në mishin e pulës nga Brazili, rasti në Spanjë ngre alarmin për MC Food – kur bizneset e ligjshme bien në duart e trafikantëve, kush e paguan çmimin?

Kokaina në mishin e pulës nga Brazili, rasti në Spanjë ngre alarmin për MC Food – kur bizneset e ligjshme bien në duart e trafikantëve, kush e paguan çmimin?

Prishtina anulon tenderin 10-milionësh për urën në Veternik, dyshimet se projekti nisi pa mjete të siguruara

Prishtina anulon tenderin 10-milionësh për urën në Veternik, dyshimet se projekti nisi pa mjete të siguruara

Anija ruse goditet nga dronët në Gjirin e Finlandës, dyshohet për sulm ukrainas

Anija ruse goditet nga dronët në Gjirin e Finlandës, dyshohet për sulm ukrainas