Kombëtarja e Kosovës ka marrë një super-përforcim për sfidat e muajit nëntor. Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar sot listën zyrtare me futbollistët e grumbulluar, ndërsa emri që ka bërë bujë të madhe është ai i talentit të Stuttgartit, Enis Rexhepi.

Sulmuesi 18-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga makineritë më premtuese të golit në futbollin gjerman, ka vendosur të veshë fanellën e Dardanëve me ekipin A. Rexhepi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Stuttgarti, ku me paraqitjet dhe golat e tij mbresëlënës ka rënë në sy në kampionatin gjerman për të rinj, në UEFA Youth League, si dhe në ekipin e dytë në kategorinë e tretë gjermane.
Lëvizja e përzgjedhësit Foda shihet si një goditje e madhe strategjike, duke blinduar një nga talentet më të kërkuara shqiptare në Gjermani dhe duke i dhënë një armë më shumë fazës sulmuese të Kosovës për përballjet e rëndësishme të këtij muaji.
Burimi: Sinjali




