Betohen pjesëtarët e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës

Betohen pjesëtarët e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës

Betohen pjesëtarët e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës

Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot, në kuadër të ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të.

Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për t’i shërbyer vendit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në mesin e pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës janë edhe 118 vajza dhe gra, të cilat kanë përzgjedhur t’i bashkohen këtij institucioni.

Kujtojmë se djemtë e heronjëve, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë.

Gjatë ceremonisë, pjesëtarët e rinj janë zotuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre me profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Në tekstin e betimit thuhet:

“Unë, polic i Kosovës, betohem se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës, do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, do t’i bindem urdhrave të mbikëqyrësve të mi, do t’i kryej detyrat, duke treguar gjithnjë profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, gjinie, religjioni apo ngjyre”.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

Betohen pjesëtarët e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës | Momenti