Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia

Një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me ATV (motoçikletë me katër rrota) në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe ra nga një lartësi.

Sponsor 3M Express

Rasti ka ndodhur të premten, më 6 nëntor, rreth orës 15:00, ndërsa vdekjen e të riut e ka konfirmuar për Sinjalin Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Sipas informatave zyrtare, njësitë policore, pas pranimit të njoftimit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit. Në afërsi të tij është gjetur edhe ATV-ja e dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi i Emergjencës, i cili pas ekzaminimit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, të identifikuar me inicialet A.H.

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, ata të Sektorit Rajonal të Hetimeve, si dhe ekipi i Forenzikës Rajonale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba jem, edhe unë jam gati ta jap jetën për Kosovën

Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba jem, edhe unë jam gati ta jap jetën për Kosovën

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia | Momenti