Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt u ndërpre të premten, pas mospajtimeve për përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në listën e institucioneve nga të cilat komisioni do të kërkojë dokumente dhe dëshmi.

Sponsor 3M Express

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani nga Aleanca, tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshtuan përfshirjen e ZKM-së edhe pas një pauze pesëminutëshe.

“Për këtë arsye, e ndërpreva mbledhjen. Përballë kësaj bllokade, nuk kishte kuptim të vazhdohej mbledhja”, deklaroi Ramadani. Ai bëri të ditur se mbledhja e radhës do të mbahet të hënën dhe i bëri thirrje LVV-së ta rishikojë qëndrimin.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se Zyra e Kryeministrit nuk ia ka dorëzuar komisionit dy raportet e kërkuara për rastin. Ai kërkoi që komisioni të mund të marrë dokumente dhe prova nga çdo institucion që mund të kontribuojë në zbardhjen e rastit.

“U bëj thirrje deputetëve të shumicës parlamentare të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë në zbardhjen e të gjithë zinxhirit të dështimeve institucionale që përfundoi me vrasjen e një gruaje”, deklaroi Rrahmani.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, shprehu shqetësim se ndasitë politike po pengojnë punën e komisionit. Ajo tha se plani i veprimit që ka propozuar parasheh shqyrtimin e përgjegjësive nga zyrtarët që e kanë trajtuar rastin deri te drejtuesit institucionalë dhe niveli politik, transmeton Klankosova.tv.

“Është shumë e rëndësishme që Komisioni hetimor i tillë të funksionojë, nuk duhet të politizohet. Një ministër mund të jetë i shkëlqyeshëm në performancë, por nëse ndodh një rast tragjik, nëse nuk ka përgjegjësi penale e ka përgjegjësi morale”, tha Kabashi-Ramaj.

Në mbledhje, ajo ngriti edhe çështjen e raporteve që komisioni i kishte kërkuar deri të mërkurën, më 4 nëntor, dhe që, sipas saj, ende nuk ishin dorëzuar. Kabashi-Ramaj kërkoi që komisioni të evidentojë zyrtarisht institucionet që nuk kanë raportuar, t’u kërkojë sqarime me shkrim dhe të caktojë një afat të ri, të shkurtër, për dorëzimin e dokumenteve.

Lexo edhe

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur rreth 270 euro, i dorëzon në polici

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim | Momenti