Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët dhe qytetarët në Tiranë kanë vazhduar edhe të martën protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike në Shqipëri.

Siç raportojnë mediat në Tiranë, protesta ka nisur me marshimin e studentëve nëpër disa fakultete të kryeqytetit, ku u është bërë thirrje studentëve për bojkotimin e mësimit.

Sponsor 3M Express

Protestuesit kanë kaluar edhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe selisë së Partisë Demokratike, ku janë dëgjuar thirrje kundër opozitës, për të përfunduar më pas para Kryeministrisë.

Protesta ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa situata gjatë mbrëmjes ka qenë e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.

Numri i protestuesve ka qenë më i vogël krahasuar me tubimet e mëparshme, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje me forcat e rendit.

Kryeministri Rama u ka bërë disa herë thirrje protestuesve për dialog, por ftesat e tij janë refuzuar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Del rezultati i parë i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Del rezultati i parë i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?

Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?