Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Tentoi të ikte me aeroplan në Moskë, por pilotin e detyruan të kthehej në Beograd – reagon Vulin

Kryetari i Lëvizjes së Socialistëve në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se po udhëtonte drejt Moskës për çështje pune, por u zgjua gjatë fluturimit kur aeroplani ishte kthyer në Beograd.

Sponsor 3M Express

Ai tha se nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte deri në momentin kur ekuipazhi i njoftoi pasagjerët se kishin mbërritur sërish në kryeqytetin serb.

“Për të qenë i sinqertë, thjesht u zgjuam. Kisha fjetur në aeroplan. Kur hapa sytë, na thanë se jemi në Beograd. Pyeta: Si në Beograd?”, tregoi Vulin në një lidhje telefonike për televizionin “Informer”, raporton N1.

Ai tha se pas zbritjes kishte parë policinë dhe forcat speciale të mbledhura në aeroport, ndërsa më pas iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë, së bashku me udhëtarët e tjerë dhe veçmas.

Vulin e cilësoi kthimin e aeroplanit si një përpjekje për përballje politike me të, duke pretenduar se nuk kishte asgjë të paligjshme në udhëtimin e tij.

Ai shtoi se destinacioni i tij ishte Moska, ku kishte planifikuar të zhvillonte bisedime lidhur me vazhdimin e marrëveshjes për furnizimin e Serbisë me gaz.

Kujtojmë se në orën 18:48 (e martë), ai arriti në jug të Lituanisë, ku, sipas të dhënave të platformave për përcjelljen e fluturimeve, ndryshoi drejtimin dhe u nis për t’u kthyer në Beograd.

Sipas informacioneve të Nova.rs, aeroplani kishte arritur deri në jug të Lituanisë, kur ishte dhënë urdhri për kthimin e tij në Beograd, me arsyetimin se bëhej fjalë për çështje sigurie.

Aleksandar Vulin është një nga politikanët më të afërt me Moskën në skenën politike serbe dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Aleksandar Vuçiq.

Gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa institucione të rëndësishme, duke shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe i Punëve të Brendshme, ndërsa nga dhjetori i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023 ishte në krye të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Më 11 korrik 2023, Shtetet e Bashkuara e vendosën Vulin në listën e sanksioneve, duke e akuzuar për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me narkotikët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Historia paralajmëron Trumpin, partitë në pushtet zakonisht ndëshkohen në zgjedhjet e mesmandatit

Historia paralajmëron Trumpin, partitë në pushtet zakonisht ndëshkohen në zgjedhjet e mesmandatit

Del rezultati i parë i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Del rezultati i parë i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?

Pse është e rëndësishme fitorja për Kongresin amerikan?