Spanja dhe Anglia vazhdojnë me fitore, nuk ka më dilema në Grupin 3 të Ligës A

Spanja dhe Anglia vazhdojnë me fitore, nuk ka më dilema në Grupin 3 të Ligës A

Spanja dhe Anglia vazhdojnë me fitore, nuk ka më dilema në Grupin 3 të Ligës A

Spanja dhe Anglia kanë vazhduar me fitore në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, duke e bërë edhe më të qartë situatën në tabelë.

Sponsor 3M Express

Spanja triumfoi ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 1-0, ndërsa Anglia mposhti Kroacinë 2-1 në një ndeshje me shumë emocione dhe ndërhyrje të VAR-it.

Spanja fiton dhe vazhdon pa humbje

Kampionia e Evropës e nisi mirë ndeshjen ndaj çekëve dhe kaloi në epërsi në minutën e 39-të. Alex Baena realizoi për 1-0, pasi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë.

Në minutën e 42-të, Fabian Ruiz ishte shumë pranë golit të dytë, por goditja e tij përfundoi në shtyllë. Spanja e gjeti sërish rrjetën në fillim të pjesës së dytë, kur Yeremy Pino shënoi në minutën e 48-të, pas një aksioni të nisur nga Unai Simon. Goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit me VAR.

Republika e Çekisë e pati edhe më të vështirë në minutën e 72-të, kur Ladislav Krejci, pas rishikimit të një ndërhyrjeje me VAR, u ndëshkua me karton të kuq.

Anglia mposhtë Kroacinë

Anglia mori tri pikë të rëndësishme ndaj Kroacisë, duke fituar 2-1. Morgan Rogers i kaloi anglezët në epërsi në minutën e 24-të, pas një pasimi brenda zonës.

Kroacia reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 59-të. Petar Sucic përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 64-t, duke shënuar për 2-1. Kroatët nuk arritën të rikthehen në lojë, ndërsa një gol i James Garner për Anglinë në minutën e 86-të u anulua për pozicion jashtë loje.

Spanja në krye, Anglia e dyta

Me këto fitore, Spanja vazhdon të kryesojë Grupin 3 të Ligës A me 15 pikë, pa pësuar asnjë humbje. Anglia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, duke e ndjekur nga afër lideren.

Kështu, Spanja dhe Anglia kanë krijuar një epërsi të qartë në grup, ndërsa gara për kreun tashmë është përqendruar te këto dy përfaqësuese. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht Çekinë

Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht Çekinë

Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë

Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë