Alex Baena ka shënuar nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa Marc Pubill e ka vulosur fitoren në minutat e fundit të takimit.
Spanja ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara në Grupin A3 dhe vazhdon të kryesojë me pikë të plota.

Në anën tjetër, Çekia e ka pësuar humbjen e pestë radhazi dhe mbetet pa pikë në këtë grup. Gjithashtu, vendasit e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Ladislav Krejci është ndëshkuar me karton të kuq.
Spanja do të përballet me Anglinë të dielën, ku i mjafton edhe barazimi për ta siguruar vendin e parë në grup.
Burimi: RTKLive





