Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë, Irfan Ahmeti, thotë se trajtimi cilësor i pacientëve mund të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Sponsor 3M Express

“Mjeku amë e bënë diagnostikimi, duhet të inicoj trajtimin dhe të edukoj pacientin në edukim të mirëfilltë sepse qendra për diabet nuk e ka kapacitetin të mirët me fluks aq të madh pacientësh por gjithsesi klinika jonë i pranon të gjithë pacientët e tipit 1 që janë me insulinë dhe tipit 2 me ko-morbiditete të shumta”, deklaroi Irfan Ahmeti, drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë

Mjekët bëjnë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit, duke i rikujtuar se sot janë të disponueshme terapi dhe metoda të ndryshme trajtimi.

“Aksione të tilla janë kruciale për shkak se njerëzit akoma kanë një lloj stigme të ballafaqohen me aspektet shëndetësore që mund ti kenë, stigma ekziston ndoshta prej shoqërisë.Mirëpo tendenca e pacientëve zakonisht është që të fillojnë është që të fillojnë me terapi tabletare pastaj të kalojnë me insulinë”, thotë Bekim Fera, endokrinolog

Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për diabetin, synohet rritja e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për këtë sëmundje .Sipas Institutit të Shëndetit, mbi 140 mijë qytetarë vuajnë nga diabeti, ndërsa rreth 47 mijë prej tyre janë të pa diagnostikuar ose nuk pranojnë të marrin terapi./Alsat.mk.

Lexo edhe

Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës

Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës

Tragjedi në Britani, nëna e dy fëmijëve goditet me thikë në zemër – tentoi të shkonte vetë në spital, por nuk ia doli

Tragjedi në Britani, nëna e dy fëmijëve goditet me thikë në zemër – tentoi të shkonte vetë në spital, por nuk ia doli

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një veturë përfundon jashtë rrugës në afërsi të Arllatit

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një veturë përfundon jashtë rrugës në afërsi të Arllatit