Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”, duke mposhtur pastër Finlandën me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Sponsor 3M Express

Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Ernest Muçi realizoi një gol fantastik nga distanca.

Me këtë epërsi minimale, të dyja skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Në fillim të pjesës së dytë, Rey Manaj e dyfishoi rezultatin. Ai shfrytëzoi harkimin e saktë të Elseid Hysajt dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.

Finlanda tentoi të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit, por shpresat e saj u shuan përfundimisht në minutën e 67-të, kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 12 pikëve në Grupin 1, dy më shumë se Bjellorusia, e cila gjithashtu fitoi ndaj San Marinos.

Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta zhvillojë pikërisht kundër Bjellorusisë. Kuqezinjve u mjafton një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%

Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht Çekinë

Spanja vazhdon serinë e fitoreve, mposht Çekinë

Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë

Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë

Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme | Momenti