Sot nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot nis zyrtarisht hetimi parlamentar për zbardhjen e rrethanave që i paraprinë vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.

Sponsor 3M Express

Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë mbledhjen e parë në orën 11:30. Komisioni kryesohet nga Burim Ramadani.

Pjesë e tij është edhe nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila ka bërë të ditur se qëllimi është të shqyrtohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes dhe të identifikohen pengesat eventuale në punën e institucioneve.

Rexhepi ka deklaruar për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova se komisioni do të përpiqet të kuptojë nëse institucionet kanë hasur në ndonjë pengesë gjatë trajtimit të rastit.

“Do të japim maksimumin tonë që të shohim se si po shkon hetimi lidhur me rastin e Arlindës dhe të kuptojmë nëse institucionet, ndoshta diku, janë bllokuar në këtë proces”, është shprehur ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu se numri i vrasjeve të grave në Kosovë është shqetësues dhe se shoqëria duhet të përballet me këtë problem.

Mbledhja e sotme shënon hapin e parë të komisionit parlamentar, i cili pritet të shqyrtojë veprimet institucionale dhe përgjegjësitë eventuale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për Erion Veliaj

Telefonatat e bllokuara dhe urdhri i klasifikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për Erion Veliaj