Sonte në MAT: “Divorci – derisa vdekja të na ndajë” (VIDEO)

Sonte në MAT: “Divorci – derisa vdekja të na ndajë” (VIDEO)

Sonte në MAT: “Divorci – derisa vdekja të na ndajë” (VIDEO)

Për shumë gra në Kosovë, vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk sjell liri, por fillimin e një beteje të vështirë për mbijetesë. Dokumentari i ri i MAT sjell një hulumtim të gjerë mbi atë se çfarë ndodh në shumë raste me një grua në Kosovë pasi ajo vendos t’i japë fund martesës: nga presioni pas ndarjes, besimi i fëmijës, ndarja e pasurisë e strehimi, deri te shumë sfida të tjera.

Sponsor 3M Express

Nisur nga tragjedia e Arlinda Zekajt në Pejë – ku një vendim gjykate për kujdestarinë e djalit mbeti vetëm në letër, ndërsa kontesti për pronën dhe mungesa e mbrojtjes institucionale kulmuan me humbjen e jetës – dokumentari shtron pyetjen kyçe: pse faza e ndarjes po shndërrohet në periudhën më të rrezikshme për gratë?

Me rrëfime nga gratë viktima të dhunës në familje, analiza me sociologë, hulumtues të drejtësisë, ekspertë të çështjeve sociale, përfaqësues të prindërve të ndarë dhe drejtues të strehimoreve, dokumentari zbërthen në detaje këtë proces kaq sfidues.

MAT në dokumentar sqaron disa nga arsyet pse numri i divorceve po rritet në njërën anë dhe krimi ndaj grave pikërisht në këtë fazë në anën tjetër.

Zvarritja me vite e lëndëve, kostot e larta dhe mungesa e një vlerësimi proaktiv të rrezikut në çdo fazë mbeten ndër sfidat kryesore.

Pse një grua duhet të presë me vite që të marrë atë që i takon nga martesa?

Si u shmangen prindërit pagesës së detyrimeve për fëmijët pas divorcit?

Ky dokumentar nuk është vetëm një pasqyrë e dështimeve të zinxhirit mbrojtës, por një thirrje urgjente për përgjegjësi institucionale dhe zbatim të ligjit — aty ku çdo vonesë mund të ketë çmim fatal.

Ndiqni dokumentarin sonte duke filluar nga ora 22:10 në Klan Kosova.

Lexo edhe

Ndeshja e madhe më 28 nëntor, Hysa dhe Kabayel takohet “Face to face”

Ndeshja e madhe më 28 nëntor, Hysa dhe Kabayel takohet “Face to face”

Nesër seancë në Kuvend, në votim buxheti për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Nesër seancë në Kuvend, në votim buxheti për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë