Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, i cili kishte ekspozuar armën në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar në orët e paradites së sotme, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave.

Sponsor 3M Express

Gjatë sekuestrimit të armës, i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

“Mashtrimi më i madh politik”, Molliqaj për Ligjin për Specialen: Asgjë nuk ndryshon

“Mashtrimi më i madh politik”, Molliqaj për Ligjin për Specialen: Asgjë nuk ndryshon

Ndeshja e madhe më 28 nëntor, Hysa dhe Kabayel takohet “Face to face”

Ndeshja e madhe më 28 nëntor, Hysa dhe Kabayel takohet “Face to face”

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, ndalohet një person në Mitrovicë | Momenti