Barcelona kërkon uljen e dënimit për Fermin Lopezin

Barcelona kërkon uljen e dënimit për Fermin Lopezin

Barcelona kërkon uljen e dënimit për Fermin Lopezin

Barcelona do të apelojë vendimin për suspendimin e Fermin Lopezit, me synimin që dënimi i mesfushorit të ulet nga dy në vetëm një ndeshje.

Sponsor 3M Express

Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle e ka dënuar lojtarin me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori në përballjen ndaj Villarrealit, të cilën Barcelona e fitoi 3-2, shkruan Klankosova.tv.

Fermin u ndëshkua me të kuq edhe ndodhej në bankinë. Ai reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të katërt, duke protestuar me zë të lartë pas një pretendimi për penallti në favor të Barcelonës.

Për këtë arsye, ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Deportivo La Corunas dhe Atletico Madridit.

Megjithatë, Barcelona nuk është pajtuar me vendimin dhe do t’i drejtohet Komitetit të Apelit, duke kërkuar që veprimi i lojtarit të cilësohet si sjellje në kundërshtim me sjelljen e mirë sportive, çka do të mundësonte uljen e dënimit në një ndeshje.

Kështu, katalunasit shpresojnë ta kenë në dispozicion Ferminin për duelin e rëndësishëm ndaj Atleticos, më 2 dhjetor. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

Faton Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Pretendimet janë të pavërteta

“Mashtrimi më i madh politik”, Molliqaj për Ligjin për Specialen: Asgjë nuk ndryshon

“Mashtrimi më i madh politik”, Molliqaj për Ligjin për Specialen: Asgjë nuk ndryshon

Ndeshja e madhe më 28 nëntor, Hysa dhe Kabayel takohet “Face to face”

Ndeshja e madhe më 28 nëntor, Hysa dhe Kabayel takohet “Face to face”