Sky Sport: Rënie e formës së Xherdan Shaqirit te Baseli

Sky Sport: Rënie e formës së Xherdan Shaqirit te Baseli

Sky Sport: Rënie e formës së Xherdan Shaqirit te Baseli

Xherdan Shaqiri po kalon një periudhë të vështirë te Baseli, ndërsa forma dhe ndikimi i tij në skuadër kanë vënë në pikëpyetje paraqitjet e futbollistit këtë edicion. Për këtë situatë ka shkruar mediumi “Sky Sport”, duke analizuar rënien e nivelit të ish-përfaqësuesit të Zvicrës.

Sponsor 3M Express

Shaqiri kishte qenë një nga figurat kryesore të Baselit gjatë sezonit 2024/25, kur regjistroi 21 gola dhe 22 asistime, duke e udhëhequr skuadrën drejt fitimit të dy trofeve. Megjithatë, këtë edicion ai është larg formës që kishte treguar në sezonin e kaluar.

Sipas “Sky Sport”, rënia e paraqitjeve të Shaqirit u bë më e dukshme pas largimit të Ludovic Magninit dhe emërimit të Stephan Lichtsteinerit në krye të skuadrës.

Nën drejtimin e Lichtsteinerit, futbollisti shqiptar arriti të shënojë vetëm dy gola dhe të regjistrojë një asistim në 21 ndeshje.

As ndryshimi i radhës në stolin e Baselit nuk ka sjellë përmirësimin e pritur. Edhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Slavisha Jokanoviq, Shaqiri ende nuk ka arritur të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.

“Sky Sport” vlerëson se paqëndrueshmëria brenda skuadrës dhe ndryshimet e shpeshta të trajnerëve mund të kenë ndikuar në paraqitjet e futbollistit, i cili po përballet me një sezon dukshëm më të vështirë sesa ai i kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Italia s’u informua” – Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi

“Italia s’u informua” – Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi

Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Pirc Musar: Sllovenia vazhdon ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës

Pirc Musar: Sllovenia vazhdon ta mbështesë integrimin evropian të Kosovës