Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka deklaruar se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë për integrimin e saj evropian.
Përmes një postimi në platformën X, Pirc Musar ka bërë të ditur se me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka diskutuar për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin.

“Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë për integrimin e saj evropian. Me presidenten e re, Justina Shiroka Pula, bisedova për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin”, ka shkruar Pirc Musar.
Ajo ka theksuar se dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve janë çelësi për një paqe të qëndrueshme në rajon.
Burimi: RTKLive




