Bayern Munichu tejkalon Barcelonën në garën për transferimin e top sulmuesit

Bayern Munichu tejkalon Barcelonën në garën për transferimin e top sulmuesit

Bayern Munichu tejkalon Barcelonën në garën për transferimin e top sulmuesit

Bayern Munichu ka marrë epërsinë ndaj Barcelonës në garën për transferimin e sulmuesit të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, pasi klubi gjerman ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, kampionët gjermanë kanë hapur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit 22-vjeçar.

“Nicolo Tresoldi është në listën e Bayern Munichut. Klubi është në bisedime me përfaqësuesit e tij”, ka raportuar Falk.

Interesimi i Bayernit mbetet i fortë edhe pse Nils Schmadtke, drejtuesi i rekrutimit që ishte përgjegjës për monitorimin e lojtarit, pritet të largohet nga klubi në janar.

Gjiganti bavarez e sheh Tresoldin si një investim afatgjatë dhe synon ta transferojë atë në verën e vitit 2027.

Në anën tjetër, Barcelona ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje zyrtare, ndonëse skautët e saj e kanë vëzhguar sulmuesin gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Club Brugge dhe Liverpoolit.

Në atë takim të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të Bayernit dhe Milanit, çka dëshmon interesimin e disa prej klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e tij.

Tresoldi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e këtij sezoni, duke realizuar 16 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat, pesë prej tyre në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë. Club Brugge kërkon nga 60 deri në 70 milionë euro për sulmuesin, të cilin e transferoi nga Hannoveri në vitin 2025 për vetëm 7.5 milionë euro.

Tresoldi ka kontratë me klubin belg deri në vitin 2029, ndërsa gara për nënshkrimin e tij pritet të jetë një prej temave interesante të afatit kalimtar të ardhshëm./Telegrafi/

Lexo edhe

Fundoset anija e mallrave në brigjet e Kubës, një i vdekur e dy të zhdukur

Fundoset anija e mallrave në brigjet e Kubës, një i vdekur e dy të zhdukur

“Sharri më pëlqen, policit i them pritëm bejbi”, Anjeza habit me deklaratën

“Sharri më pëlqen, policit i them pritëm bejbi”, Anjeza habit me deklaratën

Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit

Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit