Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar vritet gjatë një operacioni të Policisë në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një shkëmbim zjarri të ndodhur pasditen e së premtes në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias, Itali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni të Policisë, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë, të ardhur nga rajoni i Kampanias, kishin shkuar në zonë për të ekzekutuar dy urdhër-arreste. Gjatë ndërhyrjes, ata janë përballur me tre persona që ndodheshin në një banesë të izoluar në fshatrat e zonës. Si pasojë e të shtënave, njëri prej personave, i cili ishte gjithashtu objekt i një urdhër-arresti, ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është arrestuar nga policia.

Personi i tretë, po ashtu i kërkuar nga autoritetet dhe i armatosur, ka arritur të largohet duke u fshehur në fushat përreth banesës.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e tij. Në aksion janë angazhuar forca të shumta policore, si dhe një helikopter që po monitoron zonën nga ajri.

Autoritetet italiane vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të arratisur.

Lexo edhe

Fundoset anija e mallrave në brigjet e Kubës, një i vdekur e dy të zhdukur

Fundoset anija e mallrave në brigjet e Kubës, një i vdekur e dy të zhdukur

“Sharri më pëlqen, policit i them pritëm bejbi”, Anjeza habit me deklaratën

“Sharri më pëlqen, policit i them pritëm bejbi”, Anjeza habit me deklaratën

Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit

Në Gjakovë hapet ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit