Shqiptari vritet në shkëmbim zjarri me policinë italiane në Venecia, një person arratiset

Shqiptari vritet në shkëmbim zjarri me policinë italiane në Venecia, një person arratiset

Shqiptari vritet në shkëmbim zjarri me policinë italiane në Venecia, një person arratiset

Një i ri me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ndodhi të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor për arrestimin e dy personave të kërkuar nga autoritetet italiane.

Sipas gazetës “La Repubblica” gjatë ndërhyrjes policore situata eskaloi në përplasje me armë zjarri, ku shqiptari u qëllua për vdekje.

Pas incidentit, një person u arrestua, ndërsa një tjetër arriti të arratisej nëpër fusha, transmeton Telegrafi.

Policia italiane nisi kërkimet për lokalizimin e tij, duke angazhuar edhe një helikopter.

Autoritetet italiane nuk kanë publikuar ende identitetin dhe moshën e shqiptarit që humbi jetën./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula: Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim

Shiroka-Pula: Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, me reshje shiu që në orët e para të ditës

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, me reshje shiu që në orët e para të ditës