Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës

Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës

Shiroka-Pula viziton “Dardanët”, i quan ambasadorët më të mirë të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar sot Kombëtaren e Kosovës në futboll, ku është pritur nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, stafi teknik dhe futbollistët.

Sponsor 3M Express

Ajo është pritur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Gjatë takimit, Ademi e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, ndërsa ajo ka falënderuar futbollistët për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidentja i ka cilësuar “Dardanët” si ambasadorët më të mirë të vendit, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre.

Shiroka-Pula gjithashtu u ka uruar suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim.

Ajo ka përshëndetur edhe tre futbollistët që janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës.

Në fund të takimit, Agim Ademi i ka dhuruar presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

2026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

2026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Tami flet për vendimin e Lutfi Dalipin për të mos e përfaqësuar Zvicrën

Tami flet për vendimin e Lutfi Dalipin për të mos e përfaqësuar Zvicrën

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura