Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen në Kroaci për intervenime speciale dhe luftim në hapësira të mbyllura

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në një trajnim ndërkombëtar në Kroaci, në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Sponsor 3M Express

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e Togut për Intervenime të Policisë Ushtarake të FSK-së morën pjesë në trajnimin “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u zhvillua nga 2 deri më 6 nëntor 2026, në Slunj të Kroacisë.

Sipas Maqedoncit, trajnimi u udhëhoq nga instruktorët e Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

Gjatë tij, pjesëtarët e FSK-së zhvilluan ushtrime praktike për procedurat standarde të intervenimit, luftimin në hapësira të mbyllura (CQB), si dhe qitjen gjatë ditës, natës dhe nga automjetet në lëvizje.

Maqedonci ka theksuar se këto aktivitete kontribuojnë në avancimin e aftësive taktike, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe harmonizimin e procedurave të FSK-së me standardet dhe praktikat e partnerëve ndërkombëtarë.

Ai ka ritheksuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për thellimin e bashkëpunimit me Kroacinë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, si dhe për zhvillimin profesional dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së./Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër

Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër

Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë ruse të dronëve “Rubicon” në territorin e pushtuar

Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë ruse të dronëve “Rubicon” në territorin e pushtuar