Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës, takon Dardanët në kampin e grumbullimit

Kombëtarja e Kosovës ka pasur sot një mysafire të veçantë në kampin e grumbullimit në hotelin “Emerald”. Dardanët janë vizituar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cila është pritur ngrohtësisht nga drejtuesit, futbollistët dhe stafi i ekipit kombëtar.

Sponsor 3M Express

Presidentja Shiroka Pula është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, si dhe futbollistët e Kombëtares.

Me këtë rast, Ademi e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e projekteve shtetërore.

Nga ana e saj, Presidentja ka shprehur kënaqësinë për vizitën dhe takimin me Dardanët, duke i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo i ka vlerësuar futbollistët e Kombëtares si ambasadorët më të mirë të vendit, duke theksuar se përmes talentit, përkushtimit dhe rezultateve të tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi.

Shiroka Pula u ka uruar futbollistëve suksese në dy ndeshjet e ardhshme, fillimisht kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më pas ndaj Irlandës në udhëtim. Ajo ka përshëndetur në mënyrë të veçantë edhe tre futbollistët që janë ftuar për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës.

Në fund të vizitës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka dhuruar Presidentes fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës

Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër

Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër

Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë ruse të dronëve “Rubicon” në territorin e pushtuar

Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë ruse të dronëve “Rubicon” në territorin e pushtuar