Shiroka Pula takon Begajn, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Shiroka Pula takon Begajn, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Shiroka Pula takon Begajn, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimin bilateral dhe orientimin strategjik të të dyja vendeve.

Shiroka Pula ka theksuar lidhjet e veçanta mes dy shteteve, të bazuara në histori, gjuhë dhe kulturë, si dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës.

Sponsor 3M Express

Ajo ka nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian mbeten ndër prioritetet kryesore të vendit, duke vlerësuar përvojën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe përparimin e saj drejt integrimit evropian.

Presidentja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit më të ngushtë dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe ka bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë duke u zbatuar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Po asfaltohet rruga drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Po asfaltohet rruga drejt Memorialit të Radios “Kosova e Lirë” në Berishë

Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

“BE-ja të na bjerë me çekiç kokës”, Rama kërkon reforma dhe rezultate nga shtet e Ballkani Perëndimor

“BE-ja të na bjerë me çekiç kokës”, Rama kërkon reforma dhe rezultate nga shtet e Ballkani Perëndimor